Sergi Roberto nuk duron, reagon për mospranimin e golit të Messit – Kjo dy minuta pasi ndodhi gabimi nga gjyqtari (Foto)

E publikuar: 26/11/2017 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes Valencia – Barcelona, temë do të jetë gabimi i gjyqtarit Iglesias Villanueva në minutën e 30-të.

Kjo kur Lionel Messi gjuajti drejt portës dhe pas gabimit nga Neto topi kaloi vijën e portës.

Por, dy minuta pas kësaj reagoi lojtari i Barcelonës, Sergi Roberto, i cili në Twitter postoi disa figura, të cilat tregojnë se ai nuk i beson asaj që ka parë dhe se është i dëshpëruar.

Spanjolli nuk luajti ndaj Valencias, as nuk ishte në bankën rezervë, kjo pasi është i lënduar.

Në rast të humbjes nga Valencia, kjo do ishte humbja e parë sezonale për Barçën. /Telegrafi/