Kandidati i pavarur për President të Kosovës, Seremb Gjergji e ka deponuar në Kuvendin e Kosovës si dhe të gjitha grupeve parlamentare, kërkesën për ta përkrahur me nënshkrime kandidaturën e tij për pozitën e të parit të vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Gjergji përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Si i pavarur, jam alternativa me e mira të cilën po e kërkojnë të gjithë deputetët dhe qytetarët e Kosovës” ka shkruar Gjergji.
Madje ky i fundit bën të ditur se me këtë veprim e ka njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. pas një takimi që pati me të.
“Zgjedhja ime President do të sjellë Pajtim në tërë Faktorin Politik në Kosovë. Njëherësh, do ta përmirësoja dhe avancoja Imazhin e Kosovës” ka shkruar ai në Facebook.