Gruaja serbe Jelena Stojanoviq, një punonjëse në spitalin Ibn Sin thotë se serbët në qytetin e Sirt nuk kanë probleme me shtetin islam sepse ne respektojmë zakonet e tyre.
“Anëtarët e shtetit islam nuk kanë rrëmbyer asnjë serb në qytetin libian të Sirt. Këtu ka dhjetra e serbë dhe ne nuk kemi probleme me ta”, tha Stojanoviq, transmeton TetovaSot.
pas raportimeve të CNN se janë rrëmbyer 20 punëtorë mjekësore, ajo për portalin serb “Kurir” ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë e keqe me të punësuarit e Serbisë.
“Ne i respektojmë zakonet e tyre, unë mbajë shami kur dal për një shëtitje dhe për ta kjo është e mjaftueshme që të mos na prekin. Disa prej tyre janë shumë të sjellshëm me ne”, thotë Jelena.