Serbia zgjidhet anëtare e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s

E publikuar: 11/11/2015 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Serbia është zgjedhur anëtare e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, për katër vjetët e ardhshëm.

Në votimin, në të cilin morën pjesë 186 shtete anëtare, Serbia ka marrë 161 vota dhe këtë ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanasoviq e ka konsideruar, siç ka thënë ai pas fitores në Konferencën e Përgjithshme ku refuzua anëtarësimi i Kosovës, rezultat të shkëlqyeshëm.

Në sajtin e UNESCO-s, shkruan, transmeton Koha.net, se Serbia është në mesin e vendeve të cilat u pranuan në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj organizate, në grupin rajonal 2, i cili ka katër vende bashkë me Slloveninë, Lituaninë dhe Rusinë.
Në grupin 1 janë zgjedhur Franca, Greqia, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Në grupin 3 janë Brazili, Meksiko Haiti, Nikaragua dhe Paraguaj.
Anëtarët e rinj nga grupi i vendeve aziatike dhe paqësore janë Irani, Majazia, Shri Lanka, Pakistani e Vietnami, e nga grupi i vendeve afrikane dhe arabe 7 sosh nga 11 sa është dashur.

Gjatë mbajtjes së Konferencës së Përgjithshme, pra në çdo dy vjet, zëvendësohet gjysma e anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv, përkatësisht 29 anëtarë të rin,j ka thënë Tanaskoviq dhe ka shtuar se Serbia është në grupin e dytë elektoral.