Serbia vazhdon përpjekjet që ta pengojë rrugën e Kosovës drejt KiE-së

E publikuar: 30/10/2022 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe thirrje që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se Beogradi akoma do ta vazhdojë këtë lobim.

“Që në ditën e parë të kthimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme e kam trajtuar pikërisht këtë çështje, sepse edhe kjo është pjesë e presionit të përgjithshëm të ushtruar ndaj Serbisë. Nuk jemi në një pozicion të favorshëm, nuk është sekret, sepse pranimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e Evropës nuk kërkon pëlqimin e të gjithëve, por dy të tretat e anëtarëve aktualë”.

“Në anën tjetër, lobimi i Kosovës për të hyrë në këtë organizatë ka vazhduar për një kohë të gjatë, me vite dhe ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri më tani që kjo të mos ndodhë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në të, me të gjitha si ndaj Këshillit të Evropës ashtu edhe ndaj të gjithë anëtarëve, sepse e dimë shumë mirë se pranimi i Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe një goditje e rëndë për këtë organizatë. Ne gjithmonë u themi atyre qartë se duke hapur derën për Kosovën, do t’i hapim derën kushedi se cilit territor tjetër separatist mund të kërkojë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës nesër”, ka thënë Daçiq, shkruan Kosovonline, transmeton Klankosova.tv