Agjencia për kontrollin e fluturimeve në Serbi e Mal të Zi, do të ndërmerr të gjitha hapat ligjor për të kthyer në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Kosovës, ka thënë drejtori i kësaj agjencie, Radojica Rovçanin.
Siç raportojnë mediat serbe, Rovçanin ka thënë ai, kontrolli i fluturimeve të Serbisë e Malit të Zi (SMATSA) përmbush të gjitha kriteret teknike dhe organizative për të kontrolluar qiellin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se kontrolli i këtyre fluturimeve mund të jetë punë që kjo zyre e kontrollorit ajror, mund ta kryejnë menjëherë, por për këtë duhet diskutuar përfaqësuesit e Serbisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
Zëvendësimi i kontrollorit ajror të hungarezëve, që aktualisht operon në Kosovë, është shqyrtuar të bëhet me atë të Shqipërisë.
Ndërsa, mediat në Kosovë kanë raportuar për përpjekjet e serbëve që ta kontrollojnë e hapësirën ajrore ta bëjnë edhe serbët.