Serbia (s)e ka obligim ta njohë Kosovën

E publikuar: 09/03/2018 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdojnë raportimet me “burime” diplomatike nga mediat e shtetit fqinjë, Serbisë.
Burimet diplomatike i kanë thënë agjencisë së lajmeve serbe, Tanjug, se BE nuk kërkon nga Serbia që të njohë pavarësisë e Kosovës për të hyrë në BE.

Kjo ishte si përgjigje, ndaj deklaratës së ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq i cili tha se bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova po e gënjejnë Serbinë në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, transmeton lajmi.net.

“Njohja nuk është çështje e BE-së. Ne këmbëngulin në normalizimin e marrëdhënieve dhe të punës mes të dyja palëve, në BE kemi pesë vende anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ato kanë deklaruar hapur se janë anti Kosovës”, ka thënë burimi nga qarqet diplomatike të institucioneve të BE-së në Bruksel.

Ata theksojnë se zgjidhja për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijë përmes marrëveshjes së ndërsjellë ndërmjet të dy palëve.

BE-ja, e cila është ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është duke këmbëngulur për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Të njëjtat burime theksojnë se fillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, do të bazohet në një kompromis mes të dy palëve, mbi të cilat do të diskutohen çështjet për të parë se si do të duken marrëveshjet tashmë të arritura.

Komisioni Evropian tashmë ka njoftuar vazhdimin e dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës më 19 mars.

Megjithëkëtë deri tani ka pasur deklarime nga zyrtarët e lartë të BE-së, se Serbia duhet ta njohë pavarësisë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate, mirëpo vazhdimisht ka lajme nga mediat serbe të thirrua në burime se një gjë e tillë asnjhërë nuk do të kërkohet nga BE.

Kush çka po thotë?! Tash për tash nuk ka asgjë konkrete. /Lajmi.net/