Mbrëmë në Beograd u dha premiera e dokumentarit të ri të financuar nga qeveria e Serbisë, në kuadër të fushatës propaganduese për krimet që pretendohet se janë kryer kundër civilëve serbë në Kosovë, gjatë viteve 1998 – 2001.
Dokumentari “Nëntëdhjetë e tetë” është pjesë e serialit “Dosja e Kosovës”, i realizuar bashkërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Radio-Televizioni i Serbisë.
Qeveria e Serbisë, asnjëherë nuk ka financuar film për krimet që ky shtet i bëri në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës se viteve 1998 -1999.