Serbia po planifikon aksion mercenar me karakter fetar!

09.06.2015 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia po planifikon aksion mercenar me karakter fetar!

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thekson për gazetën “Bota sot” se, zhvillimet e fundit që po e karakterizojnë Kosovën dhe Ballkanin si regjion, letë të kuptohet që kemi hyrë në tri procese të cilat nga shikimi i parë duken si të ndara, por nga këndi tjetër janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

Sipas tij, procesi i parë për ta analizua një ngjarje të karakterit siç ishte rasti i fundit në Kumanove nuk duhet të shikohet vetëm veprimi si veprim, por është mirë të shikojmë mbrapa skenën se si erdhi, çfarë motive kanë pasur ata djemtë për të shkuar në një veprim të tillë.

“Duke parë që partitë politike shqiptare në Maqedoni janë të instrumentalizuara edhe nga Prishtina dhe Tirana zyrtare për apetit e tyre të brendshme i përdorin shqiptaret në Maqedoni si trampolinë për interesat dhe për të ripozicionimin e tyre ma të favorshëm në skenën politike, dhe ketë taktizim janë duke e shfrytëzuar krerët e partive shqiptare në Maqedoni. Pra, për të kthyer të ajo se si erdhi rasti tragjik i Kumanovës dhe çfarë motivesh i shtynë këta djem ti kapin armët është tani me lehtë të shpjegohet! Çështja e mos implementimit të marrëveshjes së Ohrit, pozita e vështirë e popullatës shqiptare atje, interesimi i krerëve politik shqiptar atje për pushtet e jo për qytetaret e vete, i ka shty këta djem që ti rrokin prapë armët sikur në 2001 për një kauzë Kombëtare e cila ka dy reflektime njëra në arenën Kombëtare edhe tjera në arenën Ndërkombëtare”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në spektrin nacional Kombëtar deri sa veprimet e tyre janë bërë nën ombrellën e tri shkronjave të arta (UÇK), në token shqiptare dhe nën betim të Flamurit Kombëtar janë për tu çmuar.

“Sepse në shumë media jemi bombarduar më informacione jo kanë qenë me të kaluarën kriminale, jo kishin marrë shumë të parash për ketë aksion etj. të gjithë ne e dimë një person për veprimet e veta personale i përgjigjet ligjeve, ndërsa nuk duhet të lidhet njëra me tjetrën, sepse atje siç e potencova nuk ishin me motive personale, por ishin për një kauzë Kombëtare. A kishte të involvuar agjenci informative në këtë proces, unë mendojë që po, sepse shumë ekspert ushtarak dhe të sigurisë e kanë cilësuar këtë proces si “pritë” të organizuar mirë që ju është bërë në Kumanovë, por edhe në rastin në Lukovë të Goshincës. Këto janë vetëm elemente të grimcuara, por që kanë ndikuar në procesin e parë dhe veprimi i institucioneve të Kosovës në këtë proces të parë e shoh të gabuar, sepse më nuk kishin ndikim në këtë proces, dhe prandaj ishte krejt out duke u bazuar në deklaratë e tyre”, pohon ai.
Ai thekson se, procesi i dytë është se, veprimet e institucioneve të Kosovës, i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të Maqedonisë gjatë kësaj kohe nuk ishin të koordinuara për ta shkurtua disa procedura për dorëzim dhe zbardhje të informacioneve të detajuara pas arrestimit të pjesëtarëve në Kumanovë.

“Sepse Ambasada e Kosovës në Shkup kishte dështuar në mbrojtjen e qytetarëve të vetë duke mos bërë presion mbi institucionet e Maqedonisë përmes Bashkësisë Ndërkombëtare atje. Një gjë është e sigurt që këto protesta janë të koordinuara mirë në mese pozitës dhe opozitës atje dhe partitë shqiptare janë vetëm duke i ruajtur interesat e veta (grupeve të interesit). Dhe këto ditë patëm edhe një deklaratë të ish Gjeneralit serb që është pjesë e Komisionit për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë që gjëja priten të ketë në mes 24 dhe 28 qershor aksione në Luginë të Preshevës. Nga kjo len të kuptohet që Kosova dhe Ballkani si regjion është rikthye në qendër të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqive të mëdha, dhe siç e dimë nganjëherë miku jonë e shfrytëzon armikun tonë për ta ridefinu pozitën e tij. Sepse shtetet e Ballkanit, përveç Kosovës dhe Shqipërisë që ende qëndrojnë pro Amerikës shtetet tjera kanë filluar të flirtojnë me Rusin në pyetje është gazi dhe gypi i cili do të lidh bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit më Lindjen, dhe këtë është duke e shfrytëzuar mirë Rusia shtetin grek duke bërë tani presion mbi Tiranën zyrtare”, thotë Shala.

Kurse, procesi i tretë sipas tij, është se, sipas parashikimeve dhe lëvizjeve që janë duke ndodhur dhe duke analizuar të dy proceset, pjesa veriore e Kosovës do të jetë vend i fërkimeve, sepse deklarata e zyrtarëve serb që do të ndodh në Preshevë ndonjë aksion është vetëm një informacion i fabrikuar për ta tërhequr vëmendjen ndaj zhvillimeve dhe aktivitetit të strukturave të saja në pjesën veriore të Kosovës.

“Sepse nëse po paralajmërohet një aksion i tillë atëherë do qëndrojë pas këtij aksioni mercenar të paguar për ta destabilizua atë pjesë, por do i epet karakter fetar duke prolongua që forcat serbe janë duke luftuar terrorizmin i cili vjen nga Kosova dhe anëtaret e saj që janë në kuadër të ISIS-it. E në këtë proces AKI-ja dhe institucionet vendore duhen që të koordinohen mirë që mos ta shfrytëzoj Serbia ketë hap për interesat e veta në arenën ndërkombëtare. Nuk është e rastësishme deklarata e anëtarëve të ISIS-it që gjeja do të kthehen në Kosovë për të luftua kundër atyre që janë kundër shtetit Islam. Prandaj unë vetëm tregova disa elemente të një mozaiku që do të kuptohet vetëm pas vitit 2017 ku edhe do kemi një ridefinim të fuqive në Ballkan dhe pozita e shqiptarëve do jetë shumë më e favorshme se sa që ishte deri më tani, por vetëm duhet që mos të biem në lajthitje që edhe nëse humbim ndonjë betejë ta fitojmë luftën”, thotë Drizan Shala. BS

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë