Serbia po humbë duke i ndryshuar faktet

E publikuar: 17/04/2015 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pala serbe sot ka ndryshuar faktet.

SuperSport zbardh edhe një faktor në favor të palës shqiptare; dëshmive të palës serbe në CAS. Sekretari i Federatës Serbe nuk u është përmbajtur atyre të dhëna më parë, duke çuditur gjykatësit të cilët kishin në dosje deklarimet e tij të mëparshme.

Gjithashtu dy nga dëshmitarët serbë janë tërhequr dhe nuk janë paraqitur. Sekretari i Federatës Serbe ka mohuar se gjendej në tunelin e dhomave të zhveshjes, siç kishte bërë të ditur më parë, ndërkohë që një tjetër detaj interesant është qartësuar nga propozimi për të boshatisur stadiumin, një ndër pikat e forta të palës serbe.

Por kjo ka qenë vetëm një mundësi, pasi diçka të tillë mund të vendoset vetëm nga delegati i ndeshjes, i cili ka pranuar se asnjëherë nuk ka e shtruar këtë opsion.