​Serbia po frikësohet nga armët e reja të Kosovës

E publikuar: 10/01/2026 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia po shqetësohet shumë që Kosova po armatoset. Për më tepër, e sheh si rrezik për veten faktin që kjo e fundit investoi, sic thuhet, 430 milionë euro në pajisje dhe armatim.

Dërgesat e fundit që arritën në Prishtinë, nga Turqia por edhe shtete tjera, sipas kryetarit të Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, “tregojnë një militarizim të intensifikuar të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, si dhe se ato mbartin rreziqe serioze të sigurisë.

I njëjti ka thënë në një intervistë për RTS, tha se që nga fillimi i fazës përfundimtare të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “është intensifikuar pajisja dhe stërvitja e kësaj formacioni, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Rezolutën 1244”.

Sipas Drecun, në FSK gjatë katër viteve të fundit janë investuar 430 milionë euro, kryesisht në pajisje dhe armatim.

“Duhet theksuar se vërehet forcimi i buxhetit ushtarak, krijimi i marrëveshjeve bilaterale dhe të inteligjencës, si dhe pjesëmarrja e pjesëtarëve të këtyre njësive në stërvitje ushtarake ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më 6 janar Kosova pranoi dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri I mbrojtjes Ejup Maqedonci, që tha se OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka shkruar ai në Facebook.

Karakteristikat e këtyre raketave janë si më poshtë:

Diametri: 160 mm

Gjatësia: 1.8 m

Pesha: 35 kg (Predha dhe gypi lansues), ndërsa 36 kg (sistemi i tripodit lansues)

Largësia: 200–4,000 m

Kërkuesi: Kërkues i pamjeve me rreze infra të kuqe, i tipit joftohës.

Koka e predhës: Anti-tank i dyfisht me shpërthim të madh (HEAT), efektiv kundër blindave reaguese.

Mënyrat e sulmit: Sulm direkt/ sulm nga lartë

Mënyrat e përdorimit: Gjuaj-dhe-harro / gjuaj- dhe- përmirëso

Njësia e vrojtimit: TV/kamerë termale