Serbia nuk heq dorë nga Kosova për anëtarësim në BE

E publikuar: 28/10/2015 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndihmësdrejtoresha e Zyrës për integrime evropiane në Qeverinë e Serbisë Ivana Gjuriq ka deklaruar sot se Serbia nuk do të heqë dorë, siç ka thënë ajo,nga pjesa e vet e territorit, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Kurrë nuk kam dëgjuar se Serbia do të pranojë të heqë dorë nga territori i vet për shkak të anëtarësimit në BE”, ka thënë Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjen nëse Serbia do të pranonte të hiqte dorë nga një pjesë e territorit të vet nëse BE do ta kërkonte këtë duke aluduar qartë për Kosovën.

Ai, njofton tanjug, transmeton Koha.net, se ky është qëndrim i të gjithë në Qeveri dhe i të gjithë kompetentëve lidhur me këtë çështje.