Serbia në ditë zie nesër për terroristat

E publikuar: 26/09/2023 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër është shpallur ditë zie në Serbi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, si rrjedhojë e ngjarjeve të së dieles në Banjskë të veriut të Republikës së Kosovës, ku mbetën të vrarë të paktën katër terroristë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, sot kanë dalë para gjykatës edhe personat e arrestuar në aksionin e policisë kundër terroristëve serbë, që sulmuan por edhe vranë pjesëtarin e policisë, Afrim Bunjaku, ku gjykata caktoi 1 muaj paraburgim.