Europarlamentarja Viola Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se Serbia ndoshta largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet.
“Një blof( mashtrim) natyrisht. Me siguri që Serbia nuk do të largohet. Ky llaf (deklarata), nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt” ka thënë Von Crammon.
“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës 🇽🇰” ka thënë Eurodeputetja.
Këtë reagim Crammon e ka bërë në një postim në X të gazetarit Michael Martens i cili ka cituar deklaratën e Presidentit të Serbisë për largimin e mundshëm nga KiE.
Natürlich ein Bluff. Natürlich wird Serbien nicht austreten.
Das Gerede sollte niemanden beeindrucken.Die Mitglieder des Europarats werden selbst entscheiden, wen sie aufnehmen. Ich wüsste nicht, was gegen die Mitgliedschaft von Kosovo 🇽🇰 sprechen sollte. https://t.co/5zv2vhrEln
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 23, 2024
/Express