Numri i qytetarëve të Serbisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur në këtë vit në 1.990, duke u renditur në vendin e tretë, pas Sirisë dhe Shqipërisë, ndërsa në vendin e katërt renditet Kosova, tregojnë të dhëna në raportin e fundit të Zyrës federale të Gjermanisë për migrim dhe refugjatë.
Statistikat tregojnë trendin e rënies së numrit të kërkesave të qytetarëve nga Serbia për azil në Gjermani. Ndërsa sa i përket qytetarëve nga Kosova, numri i tyre është për ditë e më i vogël në këtë vit dhe janë renditur në vendin e katërt pas atyre të Sirisë, Shqipërisë dhe Serbisë.
Numri i kërkesave për azil i kosovarëve në Gjermani për këtë vit është 1.977, ndërsa, në të njëjtën kohë, trendi i tyre është në rënie.
Në mesin e 10 shteteve me më së shumti azilkërkues në këtë shtet, renditen 5 shtete të Ballkanit: Shqipërisë, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, transmeton lajmi.
Për dallim me Kosovën, që shteti gjerman ende nuk ka marr një vendim konkret nëse është shtet i sigurt, për Serbinë, Berlini zyrtar mendon ndryshe. Ata e kanë cilësuar Serbinë si vend të sigurt, që i bije se për qytetarët e këtij vendi, azili është i papranueshëm.