Serbia me “dalje në det”, planifikon ta blejë portin e Tivarit

E publikuar: 30/12/2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm disa ditë pasi që “Elektromrezha Srbije (Rrjeti elektrik i Serbisë) bleu 10 për qind të aksioneve të rrjetit elektrik malazias, medie serbe shkruajnë se Serbia po lufton për pronësi të “Portit të Tivarit”.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiqi ka thënë se mbetet për t’u parë nëse kjo është e mundshme.

“Po e kërkojmë partnerin tonë me të cilin do të drejtonim, do ta menaxhonim dhe do ta financonim gjithë projektin. Po punojmë me përfaqësuesit e dy vendeve (indirekt përmenden Kina e Rusia), nëse ia dalim të merremi vesh me to, atëherë do të konkurrojmë për të dhe do të përpiqemi që me procedurë të hapur e publike të fitojmë për portin e Tivarit”, citon RTS të ketë thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ekonomistë serbë theksojnë se blerja e këtij porti është me shumë rëndësi për ekonominë e vendit të tyre dhe se Serbia mund ta bëjë e vetme këtë.

Theksohet se porti nuk është shumë shtrenjtë, pasi në bursën botërore ai vlerësohet 12. 5 euro.