Serbia ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës, 1 me 0.
Ishte sulmuesi i Neëcastle Unitedit, Aleksandar Mitroviq ai që shënoi me kokë në minutën e pestë, transmeton Koha.net.
Ai shënoi pas asistimit nga Tadiq.
Nis ndeshja Serbi – Zvicër
Ka nisur ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, me të dyja ekipet që duan fitoren nga kjo ndeshje.
Në radhët e Zvicrës nga minuta e parë luajnë edhe katërshja e shqiptarëve, Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili, transmeton Koha.net.
Zvicra vjen pas barazimit ndaj Brazilit, kurse Serbia pas fitores ndaj Kosta Rikës.

















