Serbia i ankohet Greqisë për Kosovën

E publikuar: 16/07/2015 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beogradin e ka dridhur përkrahja që ministri i Jashtëm grek i ka dhënë Kosovës në Prishtinë.

Deklarata se Athina do të përkrahë vendin për anëtarësimin në UNESCO e Interpol, ka bërë që Beogradi të reagojë.

“I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë që të qartësojë qëndrimet e ministrit Kocijas. Pres që përkundër presioneve të shumta që po i bëhen Greqisë për ta ndërruar qëndrimin rreth mosnjohjes së pavarësisë së njëanshme, të mos ndryshojë”, ka thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, raporton Koha.net.

Ambasada greke në Beograd ka thënë se deklaratat janë të qarta dhe se Greqia nuk e ndërron qëndrimin për mosnjohje.