Në video xhirimin “Ne jemi hilafeti islam – kasid” si shënjestër fillestare e islamistëve terroristë, është shënuar Serbia, e pas saj vijnë edhe vendete tjera të Ballkanit.
Siç theksohet në video, trasneton B92, përcjell Koha,net, ekstremistët, pas pushtimit të Serbisë, kanë përgatitur planin që aksionet terroriste t’i bëjnë në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni.
Në videon, pas citatit nga Kurani, dëgjohet mesazhi “Gëzohuni të gjithë ju ballkanas, ditë më të mira po ju vijnë pas , po ju vijnë myslimanët, ne jemi hilafeti islam”.
Në strofën që i ka të bëjë me Serbinë thuhet “ “Gëzohu o Serbi, do të pjesë e islamit dhe ti, edhe pse qejf nuk ki, ne jemi hilafeti islam”.
“‘Bosnjë e Hercegovinë, ja ku i ke muxhihidinët, do t’i vrasim murtedinët”, është pjesa e tekstit që ka të bëjë me B-e H-në.
Më tutje shtohet: “Gëzohu ti o Kroacia, do të të bjerë demokracia, ligjet e Zotit, drejtësi të gjithëve, ne jemi hilafeti islam. Gëzohu ti o Mal i Zi, së shpejti jemi te ti, do të jesh vendi ynë përsëri, ne jemi hilafeti islam. Gëzohuni Shqipëria, Kosova, Maqedonia , do t’ua kthejmë sheriatin, ne jemi hialfeti islam “.
Në fund të xhirimit i dërgohet mesazh edhe kryearti amerikan Barack Obamës bashkë me një fotomontazh shqetësues:
“Gëzohu dhe ti Obama, fitorja është jona, ne jemi bijtë e islamit, ne jemi hialfeti islam “.
Kanali i Yutube “Rruga e Hilafetit” në të cilin është publikuar ky xhirim, tash e një kohë të gjatë thërret për xhihad dh glorifikon luftën e shtetit islamik duke publikuar propagandë dhe xhirime nga shteti Islamik.
Kohë më parë Shteti islamik ka publikuar xhirimin propagandistik me të cilin kërcënonte vendet e Ballkanit dhe ftonte myslimanët e këtij rajoni për t’u bashkuar në luftën e tij.
/koha.net/