“Serbia dhe Republika Srpska, si Gjermania Perëndimore e Lindore

E publikuar: 09/08/2017 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Liberal – Demokratike (LDP) ka kumtuar se Serbia duhet urgjentisht ta dënojë deklaratën e kryetarit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik për bashkimin kombëtar të serbëve dhe krahasimin e Serbisë e të Republika Srpskas me Gjermaninë Perëndimore e Lindore, transmeton Koha.net.

Serbia duhet urgjentisht të distancohet e të dënojë deklarata e tilla pasi është e qartë se Dodik po keqpërdor Serbinë dhe ka për qëllim që përmes platformës nacionaliste të paraqitet si lider i serbëve në rajon, konsideron LDP, përcjell FoNet.

“Adresa për zgjidhjen e problemeve të serbëve në Bosnjë e Hercegovinë është Sarajeva, në Mal të Zi Podgorica, e në Kosovë ajo është Prishtina dhe çdo thirrje për zgjidhjen e problemeve të tyre jashtë shoqërive në të cilat ata jetojnë, është thirrje për forcat nacionaliste”, thotë ndër të tjera kumtesa e kësaj partie.