Serbia dështon në përpjekjet e saj për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me Katarin

E publikuar: 12/01/2021 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, raporton Express.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ambasadori Al-Marri i ka konfirmuar se Katari do të vazhdojë të mbështesë Kosovën pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të minuar marrëdhëniet me këtë shtet.

“Sot prita në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ambasadorin jo-rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali Bin HAMAD AL-MARRI, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve. Ambasadori Al-Marri më siguroi se qëndrimi i Doha-s zyrtare mbetet i pandryshuar, dhe se Shteti i Katarit do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën duke i qëndruar përkrah popullit dhe shtetit tonë. Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit veçanërisht në konsolidimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.