Para dy ditësh, ambasadori rus në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko ka vizituar qytetin e Cajetinës në Serbi. Ai gjatë vizitës që pati atje bashkë me kryetarin e kësaj komune Milan Stamatoviq kanë biseduar rreth potencialit për ivestime të mëdha për këtë komunë nga Rusia.
Ambasadori vizitoi edhe zyrën për bashkëpunim me federatën ruse ku mblidhen ndihma humanitare që si destinacion kanë regjionet e ndryshme të Rusisë.
Mdje aty u vendos që të dërgohen ndihma në Zaporizhzhya, rajoni e Ukrainës që është pushtuar nga Rusia.
Edhepse ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë bërë thirrje këtij shteti që të vendos sanksione ndaj shtetit rus për shkak të luftës që po bën në Ukrainë, Serbia po vazhdon t’i thellojë bashkëpunimet me zyrtarët e Vladimir Putinit në Serbi.
Madje vendet e pushtuara po i llogaritë si pjesë ruse.
Sipas ekspertit të sigurisë Agim Musliu, vendimi për dërgimin e ndihmave në një rajon që është pushtuar nga Rusia, tregon më së miri “afrimin” e Aleksandar Vuciqit me Evropën.
“Ndihma humanitare nga #Serbia për pushtimin #rus në rajonin e Zaporizhzhya në #Ukrainë. Kështu po afrohet #Vucic me #Evropën?”, ka shkruar Musliu në Twitter.
Ambasadori rus mori pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të një rruge në emër të vullnetarit nga Rusia Vitaly Bulakh që ishte pjesë e ushtrisë jugosllave i vrarë në betejën e Koshares.
Humanitarian aid from #Serbia to #Russians occupation in Zaporizhzhya region in #Ukraine. Is this how #Vucic is becoming near to the #Europe? pic.twitter.com/4Djlkt1rJp
— Agim Musliu (@agim_musliu) April 22, 2023