Serbia i ka bërë arrestimet e para të dyshuarve që mbajnë mbi supe vrasjet e vitit 1995 në masakrën e Srebrenicës, krimit më të madh që ka njohur Evropa që nga lufta e dytë botërore.
Policia serbe ka arrestuar 7 persona si të akuzuar që kanë marrë pjesë në masakrimin e më shumë se 1 mijë myslimanëve në Srebrenicë ndërsa personi i 8-të është në arratisje.
Prokuroi për krime të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic ka thënë se autoritet serbe kanë dashur që të arrestojnë 8 të dyshuar në lokacione të ndryshme në Serbi mirëpo njëri ia ka dalë që të ik.
“Më shumë njerëz janë në fokusin tonë, mirëpo ne ja kemi dalë të arrestojmë 7 prej tyre”, ka thënë Vukcevic.
“Ata janë ish pjesëtarë të forcës speciale të cilën kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës”, ka shtuar ai.
Më shumë se 8 mijë mysliman boshnjak ishin vrarë nga Serbët në lindje të Bonjës në vitin 1995. Vendi i vetëm i krimit në Evropë që ishte cilësuar si gjenocid nga Kombet e Bashkuara që nga lufta e dytë botërore.
Serbia në të kaluarën ka vënë para gjyqit disa persona të cilët kishin kryer krime në Bosnje mirëpo jo për këtë rast. Në vitin 2011 ata kishin arrestuar Ratko Mladicin, personin përgjegjës për krimet e kryera në Bosnje. /Zeri/