200 milion euro ka humbur Kosova që nga paslufta në mungesë të kodit telefonik.
Kodi +383 i është premtuar Kosovës nga Bashkimi Evropian në bazë të marrëveshjes së arritur me Serbinë.
Bashkimi Evropian me anë të një letre dërguar palës kosovare dhe asaj serbe ka njoftuar se është finalizuar çështja e kodit telefonik për Kosovën.
Por që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, sipas burimeve brenda ekipit negociator me të cilat ka kontaktuar Tribuna Channel, duhet që Serbia të jap pëlqimin se nuk do ta kundërshtoj kodin +383.
Serbia e ka vonuar deri tash ketë konfirmim me kërkesën që se rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm duhet të shtrihet në gjithë territorin e saj me 155 stacione bazë/antena në gjithë Kosovën.
Por në bazë të marrëveshjes për telekomin dhe një komunikimi që BE ka pasur me palët thuhet se operatori i përkohshëm serb do të operoj me 22 lokacione apo 31 stacione baze kryesisht në veri të vendit.
Ky numër i stacioneve bazë është nxjerr duke pasur parasysh se këto antena kanë qen funksionale pas aksionit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ndërprerjen e funksionimit të rrjetit mobil të Telekom Serbia.
Ndërsa pala serbe insiston se duhet të vihen në funksion prapë të gjitha stacionet bazë në mënyrë që marrëveshja të implementohet në tërësi.
Se fundmi pala kosovare i ka bërë të qartë BE se nëse pala serbe vazhdon të bllokoj marrëveshjen atëherë ARKEP do të merr aksion për shkëputjen nga rrjeti edhe të antenave tjera që janë në veri të vendit.
Edita Tahiri, ministre për Dialog i ka thënë Tribuna Channel se Kosova ka përfunduar të gjitha proceduar sa i përket kodit telefonik, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka marrë për obligim që të merret vesh me palën serbe.