Serbi: Vuçiq ka vendosur të mos mbahen zgjedhje të parakohshme

E publikuar: 19/10/2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri konservator i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmë se ka vendosur që tash për tash, të mos mbahen zgjedhje të parakohshme.

Në këtë mënyrë ai i ka mbyllur spekuilimet që kanë zgjatur me javë të tëra.

Zoti Vuçiq i tha Televizionit Pink se ka vendosur që të mos mbahen zgjedhje, pasi qeveria ka shumë punë për të bërë në stabilizimin e financave të Serbisë, shqyrtimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe fillimin e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

“Në këtë moment do të ishte papërgjegjësi për të mbajtur zgjedhje”, tha Vuçiq, ish-ultranacionalist, që është shndërruar në reformator properëndimor.

Partia Progresive e Serbisë, që udhëhiqet nga zoti Vuçiq, është në qeveri së bashku me Partinë Socialiste dhe vazhdon të ketë mbështetje të fuqishme përkundër uljes së rrogave në sektorin publik dhe të pensioneve, në kuadër të synimeve për zvogëlim të shpenzimeve.