Letërnjoftimin e Serbisë e mban një qytetar i komunitetit serb që jeton në Kosovë.
E kjo i është mundësuar nga marrëveshja për letërnjoftimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur Qeveria e Kosovës vendosi t’i njeh dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele serbe, në të cilat shteti i Kosovës trajtohet si pjesë e brendshme e Serbisë.
Qytetari që deshi të mbetet anonim, thotë se udhëton pa problem me këtë dokument për në Serbi dhe anasjelltas, përmes kufirit të Jarinjes.
Kjo po konsiderohet se vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe po shihet si legalizim i strukturave paralele serbe.
Nazmi Fejza, qytetar i Mitrovicës, ka bërë të ditur se dokumenteve ilegale në fjalë, legalitetin ua ka dhënë vetë kryeministri Albin Kurti me marrëveshjen e fundit.
Edhe politologu Musa Preteni, tërhoqi vërejtjen se ekziston një detaj tjetër rreth marrëveshjes për letërnjoftimet, e që nuk u publikua asnjëherë.
Edhe Emir Azemi, njohës i rrethanave politike, thotë se letërnjoftimet të cilat i lëshon Serbia për qytetarët dhe territorin e Kosovës me mbishkrimin Republika e Serbisë, në aspektin juridik përbëjnë shkelje ligjore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar se qytetarët po e kalojnë kufirin me letërnjoftime të Serbisë dhe se deri më tani nuk ka pasur probleme.