Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për mbylljen e agjencisë shtetërore të lajmeve,Tanjug, të themeluar 72 vjet më parë nga autoritetet komuniste të ish-Jugosllavisë, dhe largimin nga puna të 200 punëtorëve të saj.
Ministria e Kulturës së Serbisë tha të mërkurën se dy në përpjekje për të privatizuar këtë agjenci, ato kanë dështuar, duke mos tërhequr asnjë ofertues.
Serbia ka lëvizur në privatizimin e shumicës së mediave shtetërore, si pjesë e reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Agjencia Telegrafike e Jugosllavisë së Re (Tanjug), ka pasur një rrjet global të korrespondentëve, por ajo ka pasur një rënie të madhe, pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, në vitet 1990.
Ajo gjithashtu është kritikuar se ka qenë një zëdhënës, e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave të viteve ’90-ta, në ish- Jugosllavi.