Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin Potok për të cilin ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.
“Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

















