Një agjent sekret gjerman është gjetur i vdekur në Serbi. Sipas të përditshmes serbe “Blic” e cila në numrin e së premtes raporton gjerësisht për këtë skandal, spiuni gjerman është gjetur i vdekur në banesën e tij në Borç.
Sipas kësaj gazete, kjo vdekje e dyshimtë e tij ka ngritur alarm në Berlin dhe në Beograd, transmeton Indeksonline.
Në banesën e tij janë gjetur: Emblema të policisë gjermane me emër të Tomas Lederstater, pasaportë gjermane me numër CH1HK9VDH, broshura të ISIS-it, harta të lëvizjes së nëndetëseve gjermane, 100 SIM kartela dhe një llap top.