Në një aksion të policisë dhe prokurorisë në Novi Pazar, të Serbisë është arrestuar një burrë 54 vjeçar me inicialet, i dyshuar se ka detyruar vajzën e tij të mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me të, raporton Blic.rs.
Anëtarët e sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd arritën në këtë njohuri, sepse ky është një person i cili u dënua disa vite më parë për joshje të vajzave të mitura.
Siç bëhet e ditur, dyshohet se ai përmes mesazheve në rrjete sociale u ka dërguar personave të tjerë foto ku shihet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Ai ka shpërndarë foto me vajzën e tij.
Në përshkrimin e profilit të N.D. thotë “gjahtar i zjarrtë, vrasës i heshtur”
Ai ka ndarë foto me vajzën e tij, ndërsa në komente u është përgjigjur të njohurve sikur asgjë nuk po ndodh. Në përshkrimin e fotove ka përdorur shprehjen “e ëmbla ime e ëmbël”.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dyshohet se i dyshuari e ka detyruar vajzën e tij të kryejë marrëdhënie seksuale që nga mosha gjashtëvjeçare.
N.D është në burg në Beograd.