Mediat dhe opinioni serb po brengosen me faktin se diplomatët evropianë po e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
B92-ishi serb ka shkruar se Frederika Mogerini, shefja e diplomacisë evropiane po vazhdon së trajtuari Kosovën si shtet, transmeton Indeksonline.
Sipas asaj çfarë është shkruar, kjo është e pazakontë pasi BE ka qëndrime neutrale karshi statusit juridik të Kosovës.
Krejt kjo vjen pasi që Mogerini e ka listuar edhe Kosovën në mesin e shteteve që ajo ka vizituar në aktivitetin e saj të fundit gjashtë-mujor.
Dhe për ta bërë situatën edhe më tragjike për serbët, grafikat që zyra e Mogerinit ka publikuar përfshijnë flamujt e vendeve që ajo ka vizituar, në mesin e të cilëve gjendet edhe flamuri i shtetit të Kosovës. /Indeksonline/