Serbët shënojnë gol, por gjyqtari e anulon

E publikuar: 08/10/2015 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi janë kënduar himnet e Shqipërisë dhe të Serbisë, në “Elbasan Arena” ka nisur derbi ballkanik.

Topi i parë është luajtur nga serbët. Mitrovic ndërhyn ashpër ndaj Lenjanit dhe ndaj ndëshkohet me karton të kuq.

Serbët ushtrojnë presion në sulm ndaj Shqipërisë, por se gjuajtjet e tyre përballohen me sukses nga lojtarët shqiptarë.

Pas pak minutash, Cana ndërhyn ndaj Mitrovic, duke marrë një karton të verdhë.

Kuqezinjtë zbresin disa herë në zonën e serbëve, por nuk mundin të bëjnë asgjë, pasi serbët kuptojnë gjithcka.
Nga minuta e 30-të ka një qetësi në fushë dhe luhet me fair-play.

Në kontrast me këtë, në minutën e 37-të serbët shënojnë me anë të Ljajic, por se goli anulohet nga gjyqtari.
Albirti e ndaj lojën për shkak se u shkaktua faull ndaj Berishës.

Në minutat në vijim luhet me kundra-sulme nga të dyja skuadrat, por askush nga ta nuk shënon.

Shiu fillon dhe shpeshtohet dhe e bën më të vështirë terrenin e fushës.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0, me një gol të serbëve të anuluar. /Albeu.com/