Deklarata e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana se “Serbia do e shikojë Shqipërinë nga televizori, duke pirë birra”, ka nxitur mediat serbe të cilat kanë komentuar deklaratën e tij.
B92 ka shkruar se “Cana ende nuk e ka harruar humbjen nga Serbia, përkundër kualifikimit historik për në kampionatin evropian”, transmeton Koha.net.
E përditshmja serbe ka postuar gjithashtu edhe postimin e futbollistit të kombëtares shqiptare Herolind Shala, i cili kishte shkruar në Facebook se do të vazhdojnë të bëjnë krenar tifozët kuqezi.
“Përjetuam gjithçka, por ia dolëm. Shqiponjat do ta pushtojnë Francën, do të vazhdojmë të ju bëjmë edhe më shumë krenarë tifozët më të mirë në botë”, kishte shkruar Shala në profilin e tij.