Serbët nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës për hyrje në BE

18.11.2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës për hyrje në BE

Një sondazh i kryer nga Mendimi i ri politik serb, në mes të datave 10 e 18 nëntor, në të cilin ishin përfshirë 1.100 qytetarë nga Serbia e Kosova, shumica e respondentëve, ose 76,3 për qind e tyre, u deklaruan se nuk duhet të pranohet kushti i njohjes së pavarësisë së Kosovës për hyrje të Serbisë në BE.

Në pyetjen se a do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës, nëse ky do të ishte kushti për hyrje të Serbisë në BE, 76,3 për qind e të anketuarve thanë se këtë nuk duhet pranuar, ndërsa 14,9 për qind u deklaruan se ndoshta një kusht të tillë eventual do të duhej pranuar, transmeton Koha.net raportimet e medieve serbe.

Për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që Serbisë t’i takonin veriu dhe manastiret kryesore, kurse pjesa tjetër të njihet si shtet i pavarur, u deklaruan 46 për qind e respondentëve, ndërsa kundër ishin 44,4 për qind e qytetarëve të anketuar.

Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet të dielën, kurse votat e të padeklaruarve të ndaheshin proporcionalisht, sondazhi nxjerr fituese Partinë Përparimtare Serbe (SNS) me 45,8 për qind të votave, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) 10,4 për qind, Partia Demokratike (DS) 9,4 për qind, ndërsa Partia Radikale Serbe (SRS) 5,8 për qind të votave.

Kundër hyrjes së Serbisë në NATO ishin 80,1 e të anketuarve, ndërsa mbështesin federatën e Serbisë me Rusinë 68,2 për qind e respondentëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve