Serbët nisin vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq

E publikuar: 10/12/2022 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petkoviq telefonon Lajçakun, ankohet për arrestimin e ish-policit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka telefonuar tash të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Arsye për këtë është arrestimi i një ish-zyrtari policor nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, raporton Tanjug, përcjell KlanKosova.tv.

“Kurti po bën hakmarrje brutale dhe frikësim. Ai është duke u hakmarrë për largimin nga institucionet në veri, përfshirë policinë”, ka thënë Petkoviq.

Derisa pas arrestimit të Dejan Pantiq, serbët në veri kanë nisur vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq.

Dejan Pantiq dyshohet se u arrestua për pjesëmarrje në incidente derisa policia po kryente aksione nëpër disa barnatore në Mitrovicën e Veriut në fund të vitit të kaluar që për qëllim kishin luftimin e kontrabandës.

Arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka bërë që qytetarë serbë të nisin të grumbullohen në pjesën veriore.

Burime të KlanKosova.tv kanë treguar se serbët kanë nisur të vendosin barrikada në Rudar afër Zveçanit dhe në Leposaviq.

Qëllimi i tyre thuhet të jetë që të mos mundësohet “dërgimi në Prishtinë i ish-policit”.

Derisa aktualisht në Mitrovicë të Veriut janë duke u dëgjuar alarmet e lëshuara prej disa minutash.