Serbët në Veri protestojnë për ndërhyrjen e forcave speciale

E publikuar: 15/01/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbët e Mitrovicës Veriore janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”, në qendër të qytetit ku po protestojnë për ndërhyrjen e djeshme të forcave speciale për ta ndaluar trenin që ilegalisht provoi të futet në Kosovë.

Në këtë protestë të serbëve pritet që qytetarëve t’u drejtohen edhe politikanët serbë të Kosovës.

Mediat serbe në Kosovë thonë se qytetarët janë ndjerë të frikësuar nga prezenca e madhe forcave policore ditën e djeshme.