Ministri i Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq tha se shteti serb ka bërë një marrëveshje të mirë në sektorin e telekomunikacionit me Prishtinën. Sipas tij, Telekomi do të marrë licencën për të operuar në Kosovë, ku thirrjet në mes të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ngarkohen si thirrje ndërkombëtare.
“Besojmë se kemi bërë një marrëveshje të mirë në këto rrethana. Presim që do të nënshkruhet kur të arrihet para së gjithash edhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS)”, tha Lajiq për agjencinë Tanjug, transmeton Telegrafi.
“Për qytetarët, është e rëndësishme që thirrjet e tyre nga Kosova nuk do të tariforen si ndërkombëtare, por si thirrje lokale”, shpjegoi ministri.
Ai saktësoi se është rënë dakord që Kosova të merr një kod ndërkombëtar tre-shifror që do të dërgohet në ITU.
Në shkëmbim të saj, Lajiq tha se “Telekomi serb do të marrë licencën për funksionimin e telefonisë mobile, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2017”.
Gjithashtu, do të marrë edhe një licencë për telefoni fikse, e cila do të jetë e vlefshme në të gjithë territorin e Kosovës.
“Do të krijohet një filial në Telekomin e Kosovës, ku të gjitha ardhurat në Kosovë do t’i përkasin kësaj filiale të re, përkatësisht kompanisë, ndërsa kjo është e rëndësishme, sepse ajo do të rrisë vlerën e Telekomit para privatizimit të ardhshëm”, përfundoi ai.
Serbët kushtëzojnë kodin telefonik me Asociacionin e Komunave
NGA KATEGORIA