Lajmet

Serbët kthehen, nuk hyjnë në Mushtisht

28.08.2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët kthehen, nuk hyjnë në Mushtisht

Pjesëtarët e komunitetit serb që ishin nisur për një festë fetare në fshatin Mushtisht, janë kthyer pa hyrë fare në fshat. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Policia e Kosovës ka përfunduar punën e vet në mënyrë profesionale, protestuesit i ka larguar nga rruga e fshatit ku ka qenë e bllokuar, por pjesëtarët e komunitetit serb, janë kthyer dhe nuk kanë hyrë fare në fshatin Mushtisht”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai, megjithatë, ka treguar se përfaqësuesit fetarë të serbëve, në mëngjes kanë mbajtur ceremoninë e lutjes në kishë, që do të thotë se e kanë përfunduar edhe festën fetare.

Kurse, tre autobusë me qytetarë serbë, kanë pritur një kohë të gjatë, Policia i ka siguruar rrugën që të hyjnë në fshat, por ata janë kthyer nga kanë ardhur.

Policia e Kosovës zhvendos protestuesit – tensionet vazhdojnë

Policia e Kosovës po bën përpjekje që t’izhvendosë edhe për disa metra protestuesit. Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se për Radion Evropa e Lirë, se duke Policia i ka larguar protestuesit për 40 metra larg vendit ku kanë qenë të vendosur fillimisht.

Për çdo moment pritet që pjesëtarët e komunitetit serb, të arrijnë në fshat, për në një festë lokale fetare, siç është paralajmëruar.

Ndërkohë ministri Avdullah Hoti është deklaruar për protestën e së dielës në Mushtisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës, ultimatum protestuesve

Policia e Kosovës kërkon nga protestuesit që të shpërndahen të qetë, në të kundërtën Policia është e obliguar ta shpërndajë masën që e ka bllokuar hyrjen në fshatin Mushtisht të Suharekës, në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, duke shtuar se aktualisht situata është e qetë.

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht – banorët kundërshtojnë kthimin e serbëve

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë, transmeton rel.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.​

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së