Serbët e veriut nuk u besojnë regjistruesve shqiptarë

E publikuar: 11/12/2015 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të Kosovës, në bashkëpunim me Eurostatinkanë njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në veri të Kosovës do të organizohet regjistrimi i popullsisë në katër komunat me shumicë serbe.

Zyrtarë të Kosovës, në bashkëpunim me Eurostatin, drejtor i të cilës është Piter Everaers, kanë njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në veri të Kosovës do të organizohet regjistrimi i popullsisë në katër komunat me shumicë serbe.
Drejtori i Eurostatit ka theksuar se regjistrimi do të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas standardeve evropiane me qëllim që përfundimisht të verifikohet numri i banorëve në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicën veriore, njofton Vesti online.

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, thotë se ka dëgjuar për regjistrimin por nuk e di se si Prishtina do ta realizojë këtë projekt. “Regjistrimi mund të bëhet, por atë assesi nuk duhet ta bëjnë shqiptarët, më së miri është që regjistrimin, me ndihmën tonë, ta bëjnë të huajt. Siç kam dëgjuar, është planifikuar që atë ta bëjë ndonjë organizatë nga Danimarka”, thotë Jablanoviq.

Ai shton se regjistrimi është i mirë për shkak se Prishtina nuk mund të manipulojë më me numrin e serbëve në veri të Kosovës.“Vlerësimi zyrtar është se Leposaviqi ka 19.000 banorë.

Kur në Prishtinë ndahet buxheti, pohohet se Leposaviq ka 13.700. Kështu na zvogëlojnë për 5.300 banorë. Zveçanin e Zubin Potokun e kanë përgjysmuar duke pohuar se i kanë vetëm nga 6.000 banorë”, shton jabllanoviq.

Sipas regjistrimit të bërë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 1.739.825 banorë, 92,93 për qind shqiptarë dhe 1,47 për qind serbë.

Shqiptarët në vitin 1991 kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë nga Serbia, Beogradi kishte bërë “vlerësimin” se në Kosovë atëherë jetonin 1.956.196 banorë – 81,59 për qind shqiptarë dhe 9,93 për qind serbë.

Regjistrimi i vitit 1981thotë se në Kosovë jetonin 1.584.440 banorë – 77,42 për qind shqiptarë dhe 13,22 serbë.