Serbët e “shpëtojnë” Haki Rugovën në garën për Istogun

E publikuar: 31/10/2017 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Istogut, Haki Rugova ka marrë lajme të mira nga votimet me postë. Mijëra votimet e ardhura në postë për zgjedhjet në Istog e kanë rritur diferencën mes dy kandidatëve për balotazh, Haki Rugova e Gani Dreshaj.

Janë serbët ata që mund ta kenë disponuar kryetarin aktual të Istogut me votat e tyre.

Nga 1325 votat e ardhura me postë në garën e Istogut, shumica janë për Haki Rugovën. Por, në bazë të kalkulimeve, shumica janë vota të ardhura nga Serbia pasi që në votimet për asamble tregojnë se kryesisht janë vota të komunitetit serb.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti e ka trguar bilancin e këtyre votave duke treguar edhe shifrat.

“1325 vota me postë, në Kuvendin Komunal të Istogut pritet ta bëjnë asambleist një kandidat nga Lista Srpska, si dhe dy kandidatët e pavarur, Radenko Belosevic dhe Slavisa Malikovic, te dy me gjasë nga minoriteti serb.

Sipas të dhënave në KQZ për Istogun, Lista Sprska merr në vendvotimet brenda Istogut vetëm 39 vota, kurse me postë 595, duke arritur gjithsej 634. Belosevic nga vendvotimet në Istog ka vetëm 38, me postë 368, për të marrë gjithsej 406. E, Malikovic i cili në vendvotimet brenda komune ka 54 vota, 362 votat me postë, ia grumbullojnë në total 416 vota.
Është për t’u theksuar fakti se nga votat me postë, teksa këta tre kandidatë së bashku kanë 1325 vota, LDK si parti e parë në Istog nga këto zgjedhje, me postë i ka vetëm 41 vota. Ndërkohë që nga votat me postë të kandidatëve për kryetarë, Haki Rugova merr 795 vota, që rrjedhimisht shumica janë vota nga serbë që nuk jetojnë në Kosovë” shkruan Hoti në Facebook./Indeksonline