Serbët e Kosovës synojnë Asociacion të fuqishëm komunash

18.03.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët e Kosovës synojnë Asociacion të fuqishëm komunash

Përfaqësuesit e dhjetë komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë kanë paralajmëruar të mërkurën një veprim të përbashkët politik, në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit të tyre, përmes një “Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”.

“Komuniteti serb vendos për një veprim të përbashkët politik, për mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e interesave të popullit serb, përmes formimit të një Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”, thuhet mes tjerash në komunikatën që përmban përfundimet e takimit të mbajtur sot në Graçanicë.

Në të kërkohet gjithashtu që pjesëmarrësve të këtij takimi t’u vihet në dispozicion një draft i harmonizuar i statutit të Asociacionit.

Takimin në Graçanicë e ka kryesuar shefi i zyrës për Kosovën në kuadër të qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili fillimisht ka porositur se Serbia nuk do të pranojë që “liderët politikë të shqiptarëve të jenë ata që do të vendosin për përfaqësimin e serbëve“.

“Kuotat politike nuk kanë kurrfarë kuptimi nëse nuk punohet përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara kushteuese në Kosovë“, ka thënë Gjuriq.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministrat dhe deputetët e përkatësise etnike serbe në nstitucionet e Kosovës, kryetarët e komunave dhe përfaqësues të orrganizatave joqeveritare serbe në Kosovë.

Gjuriq me këtë rast ka bërë thirrje për bashkëveprim të komunitetit serb në Kosovë, duke shtuar se takimi i sotëm për synim ka “krijimin e parakushteve politike për formimin e ascociacionit të komunave serbe“.

“Kam ardhur t’ju them se është e nevojshme të bashkoheni, është e nevojshme si kurrë më parë të punoni dhe veproni bashkërisht në rrafshin politik, se është e nevojshme që sot në këtë takim, që ka potencial të mbahet në mend si takimi i patë në vazhdën e takimeve të rëndësishme, të definoni prioritetet kyçe të betejës sonë për mbijetesë“, ka thënë Gjuriq.

Asociacioni i komunave serbe parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se bashkësia serbe në Kosovë po përballet me „probleme të ngjashme me ato të 17 marsit të vitit 2004“, duke iu referuar trazirave ndër-etnike që lanë të vdekur 19 persona, 11 shqiptarë dhe 8 serbë.

Lubomir Mariq, ministër për administrimin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, ka thënë se dita e sotme shënon një fillim të ri për komunitetin serb në Kosovë.

Aleksandar Jabllanoviq, ministri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës, për shkak të të cilit Lista Serbe ka pezulluar angazhimin në institucionet e Kosovës, ka thënë se „uniteti i komunitetit serb në Kosovë pas ditës së sotme nuk do të vihet në pikëpuyetje dhe se prapa kësaj qëndron aleati më i madh dhe më i fuqishëm – qeveria e Serbisë“.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës në Kosovë për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.

Ai i kishte cilësuar si “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, vijnë nga radhët e Listës Serbe, e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme në Kosovë, me bekimin e Beogradit zyrtar. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar