Seperatistët pro-rusë vrasin një ushtar të Ukrainës

E publikuar: 19/02/2022 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seperatistë pro-rusë kanë vrarë një ushtar të Ukrainës. Siç raporton Agjencia françeze e lajmeve, ngjarja ka ndodhur në rajonin lindor të Ukrainës.

“Si rezultat i një sulmi me granatime, një ushtar ukrainas mori një plagë vdekjeprurëse”, raporton komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën Lindore.



Ushtria njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit me separatistët që nga orët e para të mëngjesit, krahasuar me 66 raste të tilla në 24 orët e mëparshme.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, gjë që është e ndaluar nga Marrëveshjet e Minskut.
Ndryshe, Rusia raportohet se grumbulluar mbi 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.