UNITED STATES – JANUARY 8: Sen. Joni Ernst, R-Iowa, heads to the Senate subway following a vote in the Capitol on Thursday, Jan. 8, 2015. (Photo By Bill Clark/CQ Roll Call) (Newscom TagID: rollcallpix087590.jpg) [Photo via Newscom]
Senatorja republikane nga Iowa, Joni Ernst i ka kundërshtuar ashpër deklaratat e kandidatit republikan për President, Donald Trump kundër myslimanëve.
Ajo e ka marrë si shembull të mirë të bashkëpunimit me myslimanët, atë që shteti i saj ka me Kosovën, raporton Interaktiv në KTV.
“Kosova është shtet me shumicë myslimane. Garda Kombëtare e Iowas ka partneritet me Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe bëjnë gjëra të jashtëzakonshme bashkë. Ne po angazhohemi edhe në fushën e tregtisë më Kosovës. Bëjmë ushtrime ushtarake bashkë me Kosovën”, ka thënë Ernst.
Ajo më pas ka treguar se sa të mirë populli kosovar e ka imazhin për Amerikën.
“Në Kosovë, ju do të shihni po aq flamuj amerikanë sa ka edhe të Kosovës. Populli atje e adhuron Amerikën. Ata janë partnerë të mrekullueshëm për ne. Prandaj, nuk e mbështes pohimin se të gjithë myslimanëve u duhet ndaluar hyrja në SHBA. Nuk pajtohem aspak”, ka thënë senatorja.