Senatorja amerikane takohet me Kurtin, shpreh mbështetje për Programin e Partneritetit Kosovë-Iowa

E publikuar: 03/07/2021 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjatë takimit, siç bëri me dije Zyra e Kryeministrit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, përtej partneritetit ushtarak. Senatorja amerikane, përgëzoi institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike.

Ajo, ndër të tjera, shprehu mbështetjen e saj për e Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë – Iowa, që këtë vit përmbushë një dekadë.

Kurti ka thënë se Kosova e vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet.

Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, në kuadër të vizitës së senatores Ernst në Kosovë, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett dhe bashkëpunëtorët tjerë.