Senatorja Demokrate Elizabeth Warren kërcënoi ditën e Shtune gjigantët e teknologjisë Amazon, Facebook dhe Google nëse zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara në 2020.
Në përpjekje për tu diferencuar nga propozimet e demokratëve të tjerë që kanë vënë në shënjestër karrigen presidenciale, Warren tha për turmat në Sheshin Queens të Nju Jorkut se i kishin ardhur në maje të hundës “këta miliarderë që shfrytëzojnë të tjerët pa u dhënë asgjë në këmbim.”
Plani i saj i rregullimi do të anulonte disa shkrirje kompanish dhe ti bllokonte disa të tjera të konkurrojnë në platformat e tyre.
Ajo thotë se një gjë e tillë do të nxiste konkurrencën dhe të mbronte bizneset e vogla. Warren tha se nëse zgjidhej presidente do të anulonte shkrirjen e Amazon dhe WholeFoods, apo Facebook me WhatsApp dhe Instagram apo Google me Waze.
Aj tha se do të bllokonte praktika të tilla si Amazon që shet në platformën e saj të shitblerjes.
Propozimet e saj i bëri publike edhe në një postim në uebsajtin Medium. Kompanitë në fjalë nuk kanë komentuar këto “kërcënime.” /PCWorld Albanian