Senatori amerikan: Zelensky duhet të japë dorëheqje, ose duhet të ndryshojë – Mund ta dërgojë dikë që mund të bëjmë biznes

E publikuar: 01/03/2025 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senatori amerikan Lindsey Graham ka thënë se në takimin mes presidentit amerikan dhe Zelenskyt ka parë një mungesë respekti.

Ai tha se nuk di nëse ndonjëherë mund të bëjnë biznes me Zelenskyn.

“Ai ose duhet të japë dorëheqjen dhe të dërgojë dikë me të cilin mund të bëjmë biznes, ose duhet të ndryshojë”, tha Graham, raporton The Reuters, transmeton Gazeta Express.