Senati konfirmon ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

E publikuar: 29/06/2015 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar diplomatin Greg Delawie në postin e Ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, javën e kaluar.
Delawie nga shteti i Virginia-s, do ta zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren Tracey Ann Jacobson e cila i jep fund mandatit të saj trevjeçar si kryediplomate e Amerikës në Kosovë.

Delawie ishte nominuar nga Presidenti Amerikan Barack Obama për ta drejtuar Ambasadën në Kosovë në fund të marsit të këtij viti.