Senati dhe Rektori e vazhdojnë traditën e shkeljes së Statutit për afatin e provimeve

E publikuar: 24/09/2016 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Universitetin e Prishtinës, po vazhdon tradita e shkeljeve me datat e provimeve. Statutin e UP’së nuk po e respekton as Rektori, Marjan Dema e as Senati.

Këta të fundit në mënyrë të jashtëligjshme ka vendosur që brenda një afati të rregullt të provimeve studentët të mund të hyjnë dy herë në të njëjtin provim.

Ndonëse statuti i UP’së, në nenin 111 saktëson që në Universitet janë tre afate të rregullta, janarit, qershorit si dhe shtatorit. Por në të nuk përmendet që dy herë të mund të hyhet në të njëjtin provim brenda një afati.

E kjo praktike e provimeve ka disa vite që është duke u zbatuar në Fakultetin e Mjekësisë.

Në mbledhjen e senatit të mbajtur më 27 korrik, Dema ka vendosur që afatin e shtatorit ta organizojë në dy pjesë brenda muajit shtator, pilot projekt ky të cilin kreu i UP’së ka vendosur që ta testojë tek të gjitha drejtimet e Universitetit.

Sipas vendimit, në afatin e rregullt të shtatorit studentët do të kenë mundësi që ti paraqesin të gjitha provimet e viteve akademike.

Por kjo metodë për studentët nuk po del të jetë shumë efektive.

Një student i fakultetit të Filologjisë, ka thënë se hyrja në të njëjtin provim dy herë radhazi brenda një afati shumë të shkurtër kohor nuk jep mundësi për përgatitjen e duhur të provimit.

“…kjo ide nuk është shumë e qëlluar pasi që datat e një provimi për dy afate janë shume afër dhe është e pamundur që për disa ditë të mësohet më shumë në atë lënd, duke pasur parasysh edhe provimet tjera. Pra në një afat të jenë 10 provime është e pamundur të jetë efektive. Për kualitet dhe arritshmëri mendoj që sistemi i vjetër ka qenë më i mirë”, ka thënë ky student.

E me Statutin e UP’së, neni 111 cakton tri afate, atë të dimrit (janarit), pranverës (qershorit) si dhe të vjeshtës (shtatorit).

s