Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore në mëngjesin e sotëm, përcjell Infosot.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Thaçi është detyruar të marr infuzion në QKUK në orët e para të ditës së sotme.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional
Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.















