Sëmuret Përparim Rama, ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve në shtëpi

E publikuar: 06/11/2025 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, është në gjendje të keqe shëndetësore, mëson Klan Kosova.

Sipas informacioneve të para, kryetari aktual i kryeqytetit është nën përkujdesen e mjekëve, por gjendja e tij nuk paraqitet serioze.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Rama ndodhet në shtëpinë e tij.